Afrimi i verës nuk grumbullohet fare, Vangjeli kritikon Muçin. Ja pikantet e Tirana-Shkumbini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 19:39

Afrimi i verës nuk grumbullohet fare, Vangjeli kritikon Muçin. Ja pikantet e Tirana-Shkumbini

Tirana mposhti pa shumë vështirësi Shkumbinin 4-1, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet nga ndeshja e djeshme:

muci

Në fund të ndeshjes, presidenti Refik Halili ka takuar Agustin Torasën dhe Uinful Kobinanë. Ai ka diskutuar gjatë me dy lojtarët në fjalë për të ardhmen.

Agustin Torasa ka qëndruar më shumë se 30 minuta me stafin teknik pas ndeshjes, duke diskutuar ngjarjet për sfidën me Laçin ku ai është dënuar.

Trajneri Emanuel Egbo dhe ndihmësi i tij, Erion Xhafa kanë takuar shefin e gjyqtarëve Sokol Jareci. Çështja e diskutimit ka qenë dënimi i dy lojtarëve, Idriz Batha dhe Agustin Torasa.

Pjesën e parë, Idriz Batha ka qëndruar jashtë kompleksit “Skënder Halili” për të parë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes bardhebluve dhe peqinasve. Në pjesën e dytë ai është ulur në fund të stolit të rezervave.

Kanë qenë rreth 50 tifozë të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Shkumbinit.

Një orë para ndeshjes, stafi i ndihmës i Tiranës vizonte fushën e “Skënder Halilit”, që ishte në një gjendje të mirë, me kërkesë të gjyqtarëve të takimit.

Proteston Vangjeli për një faull të dhënë në dëm të Tiranës në minutën e 11-të. Në fakt, ishte Mustafaj që preku topin me dorë, por gjyqtari u ngatërrua.

Stafi i Tiranës kërkon nga Muçi që të jetë më aktiv në fushën e lojës dhe të ushtrojë presion.

Vangjeli e ka me Muçin. Kritika dhe këshilla për sulmuesin që duhet të pozicionohet më mirë në fushë. Tiranës i shtohet edhe problemi Ismajlgeci, i cili la fushën në pjesën e parë i dëmtuar.

Në minutën e 89-të, Tirana luan me 10 vetë, pasi dëmtohet Vangjeli pas një përplasjeje me Mustafajn. Të dy lojtarët dalin bashkë nga fusha edhe pse në pjesën e parë ishin kacafytur me njëri-tjetrin.

Në fund të ndeshjes, disa nga lojtarët që nuk luajtën apo luajtën pak, u stërvitën në mënyrë individuale.

Mbrojtësi Shaqir Tafa nuk ishte grumbulluar fare për sfidën me Shkumbinin. Ende nuk është e qartë nëse lojtari ka marrë dokumentacionin e nevojshëm për t’u aktivizuar në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"