Afrim i rëndësishëm në merkato, Luftëtari merr mesfushorin e dalë nga… Olimpiakosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 23:53

Afrim i rëndësishëm në merkato, Luftëtari merr mesfushorin e dalë nga… Olimpiakosi

Luftëtari merr Astrit Ramën. Mesfushori është goditja e radhës për bluzinjtë. Tepelenasi i aktivizuar te grupmoshat e Olimipakosit, vjen pas eksperiencave në ligën e dytë greke me Amvrakikos Lotrou dhe të tretën polake te Gornik Myslovice.

Rama2

Gjatë deklaratës së dhënë enkas për “Panorama Sport”, 22-vjeçari tregon ditët e para te gjirokastritët. “Pak ditë kam që po stërvitem me Luftëtarin, por jam ndier direkt mirë. Mbizotëron fryma pozitive dhe po punohet fort që të ndërtohet një ekip dinjitoz.

Astrit Rama

Konstatoj se ka një grup të përkushtuar dhe të gatshëm për të çuar ekipin drejt Kategorisë së Parë”, përfundoi Rama.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"