Abazaj s’përmbahet: Kush gaboi, të bëjë kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2012 | 13:44

Abazaj s’përmbahet: Kush gaboi, të bëjë kthesën

Me kalimin e javëve gara për një vend në Kategorinë Superiore është bërë mjaft e fortë dhe në Pogradec janë të vetëdijshëm për një fakt të tillë. Barazimi i javës së shkuar ndaj Butrintit i ka ndërlikuar jo pak pozitat e liqenorëve në tabelën e klasifikimit, pasi i ka spostuar ata disa vende në klasifikim. “Ata që luajtën dobët duhet të marrin përsipër fajet dhe të bëjnë kthesën sa më shpejt”, – ka deklaruar trajneri Abazaj. Ndërsa sulmuesi Pengu shprehet: “Duhet të pranojmë që shpërdoruam mjaft raste dhe ishim nën nivelin e treguar në mjaft takime në stadiumin tonë. Nuk e prisja që rastet do të shtoheshin një e nga një dhe ne nuk do të ishim në gjendje të shënonim. Rruga drejt rrjetës na u bë e pamundur, edhe pse kohën më të madhe luajtëm para portës mike. Jemi larguar disi nga kreu, por kjo nuk do të thotë që jemi larguar nga synimi ynë. Përkundrazi, tani na duhet të shtojmë forcat për të arritur objektivin”.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"