Shorti për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, 4 kombëtare mësojnë kundërshtarët. Italia pret Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:48

Shorti për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, 4 kombëtare mësojnë kundërshtarët. Italia pret Spanjën

Është hedhur në orën 17:30, në Nion të Zvicrës shorti për 2 ndeshjet e gjysmëfinales të Ligës së Kombeve, ku 4 kombëtare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Në short morën pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja që kanë fituar grupet përkatëse të Ligës A.

b

Italia do të përballet me Spanjën, ndërsa Belgjika dhe Franca do të kërkojnë mes tyre finalen. Ndeshjet do të luhen më 6 dhe 7 tetorit të 2021, ndërsa finalja luhet më 10 tetor, ku kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht trofeun.

Të dyja ndeshjet do të luhen në Itali, në stadiumin “San Siro” dhe “Allianz Stadium”, me shpresën se deri atëherë do të jetë larguar pandemia dhe mund të luhen me tifozë.

6 tetor/ Itali-Spanjë  “San Siro”

7 tetor/ Belgjikë-Francë “Allianz Stadium”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"