Zyrtare: Veliaj rikthehet në shtëpi pas 12 vitesh

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2017 | 17:57

Zyrtare: Veliaj rikthehet në shtëpi pas 12 vitesh

Tomori bën goditjen më të madhe në këtë merkato janari. Pas gati 12 vjeçare, mesfushori beratas Emiljano Veliaj ka vendosur të kthehet sërish në shtëpi duke veshur edhe një herë fanellën e skuadrës së vendlindjes, pikërisht aty ku u formua dhe u rrit si lojtar profesionist.

Emiljano Veliaj

Një futbollist si Veliaj dhe me cilësitë që ai zotëron i ka munguar prej një kohe shumë të gjatë organikës së Tomorit, teksa emri i tij është aluduar pothuajse në çdo periudhë transferimesh. Mirëpo, një ëndërr e tillë tashmë duket se është bërë realitet, ku përtej kësaj, një meritë të madhe kanë edhe drejtuesit aktualë, të cilët kanë bërë një lëvizje të zgjuar, por mbi të gjitha cilësore.

Futbollisti 31-vjeçar, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore, gjatë së martës në mbrëmje, ka zhvilluar një takim kokë më kokë rreth orës 21:00, ndërsa dje ka zhvilluar një tjetër bisedë në ambientet e stadiumit ku ka arritur edhe akordin me klubin.

Sot rreth orës 14:00 Tomori zyrtarizoi afrimin e Veliajt në profilin zyrtar në “Facebook”.

Capture

Veliaj

Vetë futbollisti, që gjatë pjesës së parë të kampionatit luajti me Korabin, në një prononcim për gazetën, u shpreh: “Kam arritur akordin me skuadrën e vendlindjes dhe ndihem tepër i lumtur që do të përfaqësoj ngjyrat e kësaj fanelle të lavdishme. Mezi po pres të zbres në fushën e lojës dhe të jap më të mirën time përballë sportdashësve të mrekullueshëm të Tomorit”.

ERIS SYLYKU





www.minuta90.com