2 milionë euro shpenzime luksi për një gjyq, bashkëshortja e Runit fundos partneren e Vardi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 13:39

2 milionë euro shpenzime luksi për një gjyq, bashkëshortja e Runit fundos partneren e Vardi

Bashkëshortja e Uejn Runi dhe partnerja e Xhim Vardi janë në qendër të vëmendjes pasi kanë pushtuar kopertinat e shtypit rozë. Shpifjet që Rebeka Vardi ka bërë karshi Kolin Runi, i kanë kushtuar shumë shtrenjtë duke qenë se ka humbur në gjyq.

VARDI RUNI

Gjyqi parashikonte që humbësi do të paguante të gjitha shpenzimet e seancës gjyqësore, e madje edhe shpenzimet e palës fituese. Kështu, Vardi duhet që të paguajë një shumë që kap vlerën e 2 milionë eurove, shifër kjo jashtëzakonisht e lartë që vjen vetëm si pasojë e tekave të avokatëve mbrojtës të Runit.

Në faturën që zonja Vardi ka marrë, përfshihet qëndrimi në hotel me 5 yje i një avokati, fatura e të cilit kap vlerën e 2400 eurove, një vakt mëngjesi në vlerën e 260 eurove si edhe shumë pije të tjera në hotelin luksoz që kanë rritur vlerën e faturës. Sa i përket shpenzimeve, avokatët e Vardi kishin parashikuar diku te 580 mijë euro shpenzime, por gjithçka ka shkuar në mënyrën më të keqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"