10 gola në 5 ndeshje, ja cilët janë statistikat e javës së 31-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 20:15

10 gola në 5 ndeshje, ja cilët janë statistikat e javës së 31-të të Superiores

* Në 5 ndeshjet e javës së 31-të janë shënuar 10 gola, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Një përmirësim në raport me javën e mëparshme.

f5d3e2ed-072f-45d7-a865-305dae5325f4

* Nuk pati asnjë barazim në këto 5 ndeshje, ku u regjistruar 3 fitore të skuadrave vendëse, Egnatias, Dinamos dhe Tiranës, si dhe 2 fitore të skuadrave udhëtuese, Laçit dhe Teutës.

* Fitoren më të thellë të javës e arriti Dinamo, që mundi 2- 0 Erzenin në “Air Albania”.

* Vetëm një penallti u akordua këtë javë, ajo në favor të Teutës në Korçë, por që u humb nga Kruja.

* Kukësi, Skënderbeut dhe Erzeni janë tri skuadrat që nuk mundën ta gjenin rrugën e rrjetës këtë javë. * Dopieta e vetme e javës ishte që realizoi sulmuesi i Egnatias, Montenegro, në ndeshjen kundër Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"