VIDEO/ Ndeshja pa shumë histori, Kukësi mposht pastër Flamurtarin dhe pret… Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:30

VIDEO/ Ndeshja pa shumë histori, Kukësi mposht pastër Flamurtarin dhe pret… Tiranën

Mbyllet pa shumë histori ndeshja mes Kukësit dhe Flamurtarit, me verilindorët që triumfuan me rezultatin 4-1.

Kukesi Flamurtari

Tripleta e Shkurtajt dhe supergoli i Abazajt, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Kukësit, që tani pret të përfitojë nga një ndalesë e mundshme e Tiranës ndaj Teutës.

Nga ana tjetër për Flamurtarin shënoi Hoxhaj, teksa kishin edhe raste të tjera, por nuk ia dolën.

FT| Kukësi-Flamurtari 4-1

Abazaj 3′, Shkurtaj 27′, 41′, 62’/ Hoxhaj 48′

Komenti live:

Mbyllet sfida!

86’ Shënon golin e 5-të Kukësi me anë të Krasniqit, por anulohet nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.

83’ Qarkullon topin i qetë Kukësi, ekipi i Shehit administron avantazhin.

75’ Mundësi e mirë për Domin për të shënuar golin e 5-të. Shpërthen në krahun e djathtë dhe drejtohet drejt portës, por gjuajtja e tij ndalet nga Moçka në fund.

71’ Shpëton për mrekulli Kukësi, Muçollari godet me të parën pas një pasimi të marrë nga Ribaj, por topi ndalet në shtyllë.

69’ Dhurojnë spektakël verilindorët. Abazaj dhe Rroca bëjnë kombinime perfektë, por mbyllin në fund mbrojtësit e Flamurtarit.

62’ GOOOOOOL Kukësi 4-1. Shkurtaj i papërmbajtshëm, teksa shënon golin e tretë në aspektin personal dhe të 4 për ekipin e tij. Pas krosimi perfekt të marrë nga Kotobelli, sulmuesi nuk e kishte aspak të vështirë për ta dërguar në rrjetë.

53’ Pranë golit të dytë Flamurtari, fillimisht me Hoxhajn që shfaqet i vetëm përballë Xhikës, por ky i fundit ndal gjithçka dhe më pas Oliveira për pak sa nuk shënon, por gjuajtja e tij ndalen nga mbrojtësit e Kukësit.

48’ GOOOOOOOL Flamurtari 3-1. Ngushtojnë shifrat vlonjatët me Hoxhajn, i cili shënon pas një pasimi perfekt të marrë nga Gocaj.

46’ Nis me zëvendësime tek të dyja ekipet pjesa e dytë. Te Kukësi largohet Gavazaj për Domin, ndërsa nga Flamurtarin largohet Vrapi për Ballën.

Starton pjesa e dytë, ekipi i Shehit shkon i qetë drejt fitores.

Mbyllet pjesa e parë!

41’ GOOOOOOL Kukësi 3-0. Nuk përmbahet Shkurtaj, i cili shënon dopietë dhe golin e tretë për ekipin e tij, pas një pasimi perfekt të marrë nga Ethemi.

27’ GOOOOOOOL Kukësi 2-0. Kombinime perfektë të verilindorëve, mes Abazajt dhe Ethemit me këtë të fundit që depërton në zonë dhe pason et Shkurtaj, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Kukësin.

21’ Goditje dënimi për Flamurtarit pranë zonës së Kukësit, provon me një gjuajte të fortë Hoxhaj, por topi shkon jashtë.

19’ Rrapaj prek me dorë topin pranë zonës së rreptësisë dhe i jep një mundësi të mirë Kukësit. Provon Ethemi me një gjuajtje të fortë, por topi kalon mbi murin e vlonjatëve dhe shkon jashtë.

17’ Zgjohet Flamurtari, rrezikojnë vlonjatët me Hoxhajn, i cili pretendon për penallti, pro arbitri e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

15’ Aksion fantastik i Kukësit. Abazaj del i vetëm me portierit Moçka, por në momentin e fundit pason te Shkurtaj, i cili bllokohet nga mbrojtësit vlonjatë.

11’ Pranë golit të dytë verilindorët me Rrocën, i cili kalon portierin Moçka, por gjuajtja është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi e Flamurtarit.

10’ Vazhdon të sulmojë Kukësi dhe kërkon golin e dytë. Shkurtaj kombinon bukur me Gavazajn, por në momentin e fundit mbyll gjithçka portieri Moçka.

7’ Rrezikon përsëri Kukësi me Shkurtajn, i cili bën një gjuajtje të fuqishme me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit të portës.

3’ GOOOL Kukësi 1-0. Fantastik Kristal  Abazaj, i cili më një predhë nga jashtë zone shënon një supergol për t’i dhënë avantazhin verilindorëve.


Starton takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj, Ethemi, Rroca , Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Rrapaj, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Karlos Henrike, Ribaj, Hoxhaj. Trajner: Marcello Troisi

104464333_288357062364115_5465988131295859854_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"