ZYRTARE/ Shpalli ekipin kampion, mbrojtësi i Kombëtares i jep fund me francezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 16:25

ZYRTARE/ Shpalli ekipin kampion, mbrojtësi i Kombëtares i jep fund me francezët

Fundi i këtij sezoni po sjell edhe shumë ndryshime skuadrash për legjionarët shqiptarë. I tillë është edhe rasti i mbrojtësit të djathtë të Kombëtares, Ivan Balliu.

Ivan-Balliu-jugador-Metz_1269783627_87698250_667x375

27-vjeçari që aktivizohej tek Metz në kategorinë e dytë franceze, i ka dhënë lamtumirën ekipit, pasi me të doli në vendin e parë, duke siguruar ngjitjen për në elitën e Francës për sezonin tjetër. Me Metz këtë sezon, Balliu 28 takime, për një total prej 2.136 minutash.

“Miqtë e mi, më duhet të them mirupafshim. Pas 4 sezonesh tek Metz, është koha që të shkoj në një aventurë të re. Faleminderit të gjithëve, nuk do ju harroj kurrë.” – shkruan Balliu në rrjetet sociale.

Balliu, që nisjen e karrierës e ka pasur tek të rinjtë e Barcelonës, tashmë duhet të shohë për një ekip tjetër ku do të vijojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"