ZYRTARE/ Vijon çudia me klubin e Superiores, prezanton ish-sulmuesin e akademisë së Interit dhe Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2025 | 18:53

ZYRTARE/ Vijon çudia me klubin e Superiores, prezanton ish-sulmuesin e akademisë së Interit dhe Romës

Oliver Jurgens është lojtari më i ri i Teutës. 22-vjeçari është prezantuar sot te klubi durrsak, që vijon të përforcohet me elementë të mbetur të lirë dhe pse merkato është mbyllur prej kohësh.

Screenshot 2025-11-17 185529

Jurgens numëron paraqitje me përfaqësuesen e Estonisë. Po ashtu në hapat e tij të parë është aktivizuar te akademitë e Romës dhe Interit.

Për herë të fundit, 22-vjeçari luajti me Elçe Ilicitanon në ligën e katërt spanjolle. Më parë është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë me moshat.

Teuta vijon të çudisë. Në muajin tetor dhe tashmë në nëntor, mbetet aktive me afrime.

Njoftimi i Teutës:

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë.

KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!

Screenshot 2025-11-17 185603

PANORAMASPORT.AL