ZYRTARE/ Vendim i papritur në Kategorinë e Parë, klubi njofton largimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 22:47

ZYRTARE/ Vendim i papritur në Kategorinë e Parë, klubi njofton largimin e trajnerit

Klubi i Ilirisë ka vendosur që të nisë vitin 2026 me një tjetër trajner në drejtim. Dritan Smajli, trajneri që udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, nuk është më në drejtimin e ekipit të Fushë Krujës.

smajli

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi bëri të ditur se palët kishin ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. “Klubi njofton se me mirëkuptim të ndërsjellë, kemi mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Dritan Smajli. E falënderojmë dhe i urojmë suksese”, shkruhej në njoftimin e shkurtër të Ilirisë.

Smajli drejtoi ekipin në sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë, në të cilin Iliria dominoi Grupin A duke siguruar ngjitjen direkte e më pas fitoi edhe finalen ndaj Luftëtarit, duke u shpallur kampione e kësaj kategorie.

Ndërsa edicioni në Kategorinë e Parë deri tani ka qenë me luhatje, edhe për shkak të problemeve që kishin pak lidhje me futbollin, pasi skuadra e Fushë Krujës është penalizuar disa herë për sjelljet josportive apo shfaqjet e dhunës në ndeshjet e saj. Aktualisht Iliria mban vendin e 7 në renditje me 22 pikë pas 17 ndeshjesh të luajtura

fdsfdsfsdfssd

PANORAMASPORT.AL