Postuar: Janar 9, 2026 | 20:54
ZYRTARE/ U shpall kampion me Partizanin, futbollisti ndan rrugët me klubin: Gjithmonë pjesë e rëndësishme
Laert Zekolli ka njoftuar së fundmi se është lojtar i lirë, pasi ndau rrugët me Feronikelin. 24-vjeçari tranferohej te klubi kosovar në verën e vitit 2024, pasi e mbylli me Partizanin.

Zekolli ishte pjesë e titullit të fundit te “demat” duke dhënë kontributin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Njoftimi i Zekollit:
“Pas një periudhe bashkëpunimi me KF Feronikelin, me nuk do te jem pjese e ketij klubi. Falënderoj drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen dhe respektin gjatë gjithë kohës.
Kjo përvojë do të mbetet gjithmonë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim sportiv. KF Feronikelit i uroj shumë suksese në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL













