ZYRTARE/ U largua nga Laçi, mesfushori Kryeziu surprizon me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2025 | 23:24

ZYRTARE/ U largua nga Laçi, mesfushori Kryeziu surprizon me skuadrën e re

Ish-mesfushori i Laçit, Altin Kryeziu do të vijojë karrierën te skuadra e Andijon, që militon në elitën e futbollit uzbekistanas.  

WhatsApp Image 2025-02-06 at 23.23.29 (1)

23-vjeçari u prezantua ditën e sotme, teksa u bashkua me skuadrën e re, pas eksperiencës në futbollin shqiptar me kurbinasit. 

Vlen të theksohet fakti se në sezonin 2022-2023, pjesë e Andijon ishte sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, i cili arriti të linte gjurmë duke shënuar 14 gola si dhe dha 3 asist.  

WhatsApp Image 2025-02-06 at 23.23.29

Për sa i përket Kryeziut, ai në këtë gjysëm të parë të sezonit regjistroi 13 aktivizime me Laçin. Mesfushori ka një CV tepër të pasur, teksa ka qenë pjesë e Torinos, Mariborit.  

PANORAMASPORT.AL