Postuar: Maj 31, 2026 | 18:33
ZYRTARE/ Transferim i bujshëm, Lorenc Trashi firmos me rivalët e Flamurtarit
Lorenc Trashi është zyrtarisht lojtar i Besëlidhjes. Klubi lezhjan konfirmoi goditjen e parë në merkaton e verës.

Trashi u pezullua nga Flamurtari pas ndeshjes me Bylisin ku shkaktoi penallti. Vlonjatët u mposhtën 2 me 1, pasi goli nga penalltia erdhi në sekondat e fundit. Trashi do jetë kështu pjesë e rivalëve të Flamurtarit në Kategorinë e Parë.
Njoftimi i Besëlidhjes:
“Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, fitues i trofeut ‘futbollisti i vitit’, Kampion i Shqipërisë, fitues i Super Kupës, 2 herë kampion i superligës dhe Super Kupës Kosovare. Firmos për Besëlidhjen për vijimin e sukseseve”.

PANORAMASPORT.AL













