ZYRTARE/ Tirana e largoi si të padëshiruar, ish-kapiteni u bashkohet kuqezinjve me pretendime të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 19:43

ZYRTARE/ Tirana e largoi si të padëshiruar, ish-kapiteni u bashkohet kuqezinjve me pretendime të mëdha

Drenica është surpriza e merkatos në Superligën e Kosovës. Së fundmi ka prezantuar Ian Soler, ish-kapiteni që Tirana e largoi si të padëshiruar. 

Screenshot 2026-01-10 194154

Nën urdhrat e Thomas Brdariç, Soler u është bashkuar lojtarëve si Fjoart Jonuzi dhe Viktor Da Silva. Klubi i Superligës së Kosovës tashmë po shfaq pretendime jo vetëm për mbijetesën.

Njoftimi i Drenicës:

“Ian Soler, përforcimi i radhës i FC Drenicës!

FC Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ian Soler, i cili nga sot do të jetë pjesë e familjes kuqezi.

Soler vjen si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë cilësi, energji dhe konkurrencë të shtuar në repartet e lojës. Me përvojën, disiplinën dhe karakterin e tij në fushë, ai pritet të japë kontribut të menjëhershëm në realizimin e objektivave të klubit për këtë edicion.

Klubi i uron mirë se erdhe Ian Soler dhe shumë suksese me fanellën kuq e zi të FC Drenicës!

Forca Drenica!”

PANORAMASPORT.AL