Postuar: Qershor 25, 2025 | 20:51
ZYRTARE/ Teuta konfirmon 6 futbollistë të larguar, durrsakët “i japin duart” edhe… Karabecit
Eksod te Teuta! Nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare, në rrjetet sociale, klubi durrsak, ka konfirmuar divorcin me 6 futbollistë.

Portieri Angelos Tafas, mbrojtësit Arsid Kruja, Vasilis Zogos, si dhe mesfushorët Erando Karabeci, Thodoris Mingos dhe Ergys Peposhi, nuk do të jenë pjesë e “Djemve të Detit” në edicionin e ardhshëm.













