ZYRTARE/ “Tërmet” te Tirana, FIFA publikon vendimet drastike për bardheblutë (FOTO)
Tirana ka zyrtarisht gjashtë gjyqe të humbura në FIFA, për të cilat i është bllokuar edhe merkato. “Panorama Sport” mëson se dje u shtuan katër prej tyre, ndërsa një çështje tjetër është humbur më 8 maj.

Për herë të parë në këtë vit, Tirana humbi një gjyq më 3 mars. Bardheblutë më parë kishin paguar detyrimet e prapambetura, për të hapur merkaton e dimrit ku dhe afruan lojtarë të rëndësishëm.
Tashmë janë gjashtë çështje për t’u zgjidhur, ndërsa bëhet fjalë për detyrime të prapambetura. Në të njëjtën listë qëndrojnë edhe Vllaznia me Bylisin. Këto të fundit kanë nga një rast për të zgjidhur secila.
Tirana gëzoi qëndrimin në Abissnet Superiore vetëm në javën e fundit. Pas një sezoni të vështirë, bardheblutë e mbyllën si vend i gjashtë.

PANORAMASPORT.AL













