Postuar: Shkurt 2, 2026 | 23:23
ZYRTARE/ Të frikshëm para Partizanit, tre prezantime nga porta në sulm për rivalët e “demave”
Bylisi është treguar skuadra më aktive në ditën e fundit të merkatos së dimrit. Para sfidës me Partizanin, që do të luhet këtë të premte, klubi i Superiores ka zyrtarizuar tre afrime.

Fillimisht e nisi me portierin Robert Ozols. Më pas u prezantua Xheks Fokam për sulmin dhe së fundmi është Dime Dimov që shton forcat në mbrojtje.
31-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte pa ekip, pasi e mbylli me Persebajan. Për mbrojtësin e qendrës do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri.
Lexo edhe: Rival në grupin e Shqipërisë kundër Anglisë, ekipi i Superiores zyrtarizon portierin e kombëtares
PANORAMASPORT.AL













