ZYRTARE/ Pas portierit të kombëtares afrohet edhe një sulmues, tjetër afrim tek ekipi me objektiv mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 16:16

ZYRTARE/ Pas portierit të kombëtares afrohet edhe një sulmues, tjetër afrim tek ekipi me objektiv mbijetesën

Bylisi ka prezantuar dy afrime të fundit në merkaton e dimrit. Pas portierit Robert Ozols, ekipit i është bashkuar dhe Xheks Fokam. Sulmuesi 24-vjeçar shton forcat në repartin ofensiv pas largimit të Mustafas dhe Malomos te Dinamo.

Screenshot 2026-02-02 161558

Fokam ishte për herë të fundit pjesë e Dukla Pragës në elitën e futbollit çek.

Njoftimi i Bylisit:

“Jacques Fokam, sulmues 24-vjeçar i cili vjen si përforcim në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Fokam pritet që të rrisë cilësinë dhe konkurrencën me eksperiencën e tij, ku së fundmi ka luajtur në Superligën e Çekisë, me Dukla Pragën, por nuk mungojnë edhe eksperiencat e tjera në Danimarkë dhe USA”.

PANORAMASPORT.AL