Postuar: Maj 25, 2026 | 22:59
ZYRTARE/ Sulmuesi më i kërkuar në Superiore firmos në Rusi, zbulohen detajet e kontratës
Sulmuesi Erald Maksuti do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rus të futbollit, ku ka firmosur me ekipin e Akhmat Grozni. Talenti i kërkuar nga shumë klube në Superiore dhe jashtë, në fund ka pranuar ofertën ruse dhe sot është zyrtarizuar si lojtar i kësaj skuadre.

“Akhmat Grozni dhe klubi shqiptar Flamurtari kanë gjetur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit Erald Maksuti në ekipin çeçen. Lojtari ka firmosur një kontratë katërvjeçare.
Në sezonin e kaluar, Maksuti shënoi 12 gola dhe dha 3 asiste në 34 ndeshje në kampionatin kombëtar. Sulmuesi 22-vjeçar është pjesëtar i ekipeve të moshave të Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e Akhmat Groznit për lojtarin.
PANORAMASPORT.AL













