ZYRTARE/ Shpërbëhet Vllaznia! Pas drejtorit Osmani i jep lamtumirën edhe trajnerit Brdariç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 0:25

ZYRTARE/ Shpërbëhet Vllaznia! Pas drejtorit Osmani i jep lamtumirën edhe trajnerit Brdariç

Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë.

bandicam 2025-05-13 20-42-07-483

Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e Final Four. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar më parë largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

PANORAMASPORT.AL