ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubit të Superiores i largohet bomberi që u ndal nga dëmtimet
Manfredas Ruzgis është largimi i papritur nga Vora. I kthyer në bomber pikërisht te edicioni i tij i parë me Vorën në Kategorinë e Parë, Ruzgis duhet të vuante dëmtimet gjatë këtij edicioni.

Nëse në sezonin e kaluar shënoi 24 gola në 30 paraqitje, Ruzgis e tundi vetëm një herë rrjetën këtë vit. Dëmtimet e penalizuan që të shkëlqente në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se me Vorën ia doli të fitojë edhe ftesën e përfaqësueses së Lituanisë ku regjistroi paraqitje përgjatë vitit të kaluar.
Postimi i Ruzgis:
“Ka ardhur koha për të thënë mirupafshim. Dy vite plot emocione të përziera, shumë mësime të nxjerra dhe mbi të gjitha përvoja të reja që do të më shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit tim.
Faleminderit të gjithëve për këtë kohë, veçanërisht për vitin kur u bëmë kampionë dhe arritëm ngjitjen. I uroj klubit dhe të gjithëve të përfshirë gjithë të mirat për të ardhmen. Gjithë të mirat dhe mirupafshim”.
PANORAMASPORT.AL













