ZYRTARE/ Produkt i akademisë së Olimpiakosit, Vora transferon lojtarin që ka Lorik Canën si shembull
Orgito Ruçi është zyrtarisht pjesë e Vorës. Klubi i Superiores e prezantoi sot duke treguar se është formuar në akademinë e Olimpiakosit, ndërsa po ashtu numëron paraqitje me Kombëtaren U-17, U-18 dhe U-19.

Mesfushori 20-vjeçar shprehej më parë se si shembull ka Lorik Canën në karrierë. Për të do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri.
Njoftimi i Vorës:
“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Orgito Ruci është zyrtarisht futbollist i Vorës.
Mesfushori 20-vjeçar është formuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi.
Orgito ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues.
Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”.
PANORAMASPORT.AL













