ZYRTARE/ Pasardhësi i Stojkut, AF Elbasani konfirmon trajnerin e ri
Gentian Stojku nuk do të jetë më trajner i AF Elbasanit, teksa verdheblutë kanë graduar “timonierin” e ri. Nëpërmjet një postimi në faqen zyratare, bëhet me dije se skuadra do të drejtohet nga Eriol Merxha, që ka marrë vendin e Stojkut.

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i skuadrës së Elbasani rikthehet në stolin e skuadrës së qytetit të tij pas disa vitesh, ndërkohë që së fundmi ishte trajner i ekipit U-13 në Akademinë e Futbollit Elbasan.
Gjithashtu bëhet me dije se Merxha në staf do të ketë dhe ndihmësin e tij Artan Skënderi, i cili do të mbulojë rolin e përgatitësit fizik.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Zyrtare: Eriol Merxha do jetë trajneri i ri i skuadrës së Elbasanit!
Merxha aktualisht është trajner i U13 ne Akademine e Futbollit Elbasan, Erioli ish futbollist si dhe ish trajner i skuadrës verdheblu rikthehet ne stolin e skuadrës së parë pas disa vitesh.
Erioli do te ketë në staf dhe ndihmësin e tij Artan Skenderi i cili do të mbulojë rolin e përgatitësit fizik!














