ZYRTARE/ Pak para përballjes me Skënderbeun, sulmuesi titullar largohet nga Partizani dhe firmos në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 16:12

ZYRTARE/ Pak para përballjes me Skënderbeun, sulmuesi titullar largohet nga Partizani dhe firmos në Ukrainë

Kristian Mba është i larguari i radhës nga Partizani, një transferim që zyrtarizohet nga “demat” para sfidës me Skënderbeun.

Screenshot 2025-01-11 161216

Klubi i kuq ka arritur akordin për transferimin e sulmuesit në Ukrainë te klubi i Metalist Kharkiv.

Mba është titullari i katërt që largohet nga Partizani në Ukrainë gjatë kësaj merkato. Më parë ishin Hadroj, Cara dhe Rrapaj që lanë nënkampionët për të njëjtin vend.

Njoftimi i Partizanit: 

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit.

Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë.

Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.

PANORAMASPORT.AL