ZYRTARE/ Një talent premtues për Tiranën, bardheblutë prezantojnë edhe… Voglin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 20:28

ZYRTARE/ Një talent premtues për Tiranën, bardheblutë prezantojnë edhe… Voglin

Ditë prezantimesh te Tirana. Pas dy futbollistëve të huaj, klubi bardheblu ka zyrtarizuar së fundmi një talent nga akademia. Bëhet fjalë për futbollistin Serxho Vogli.

TIRANA VOGLI

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Tirana bën me dije, së Serxho Vogli, produkt i Akademisë së Futbollit Tirana dhe futbollist i ekipeve kombëtare të moshave, do të jetë pjesë e Tiranës së madhe. 

Vogli shihet nga drejtuesit si një emër premtues, që pritet të japë kontributin e tij të vyer për fanellën e ekipit të parë të Tiranës.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: 

Zyrtare: Serxho Vogli pjesë e Tiranës së madhe!
Një tjetër talent nga familja bardheblu ngjitet në ekipin e parë! ✨
Serxho Vogli, produkt i Akademisë së Futbollit Tirana dhe futbollist i ekipeve kombëtare të moshave, do të jetë pjesë e Tiranës së madhe. 🇦🇱⚽
Një emër premtues që vjen për të dhënë gjithçka në fushë me fanellën e klubit më të titulluar në vend! 🏟️🔥
Mirësevjen në ekipin e parë, Serxho!


PANORAMASPORT.AL