ZYRTARE/ Nëntë muaj pa luajtur, Vora rikthen në skuadër ish-sulmuesin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 22:04

ZYRTARE/ Nëntë muaj pa luajtur, Vora rikthen në skuadër ish-sulmuesin e Tiranës

Fatmir Prengaj është afrimi i radhës i Vorës në këtë merkato janari. 24-vjeçari nga Mamurrasi, rikthehet te blutë pas eksperiencës te Tirana, teksa rezulton plot 9 muaj pa luajtur.

prengaj

Dueli i fundit ku sulmuesi është aktivizuar është ai i 12 prillit të viti 2025, kur Tirana barazonte në Korçë ndaj Skënderbeut. Në këtë ndeshje Prengaj pësoi një dëmtim që e la gjatë jashtë fushave të blerta.

prengaj

Sulmuesi do të kërkojë të rikthehet më i fortë se kurrë me fanellën e Vorës, ku e dhe spikati në sezonin 2023/2024.

Në total 24-vjeçari numëron 70 paraqitje në Superiore dhe 4 gola të shënuar si dhe 13 ndeshje në Kupën e Shqipërisë dhe po 4 gola të shënuar.

NJOFTIM I VORËS: 

Futboll Klub Vora njofton me kënaqësi rikthimin në skuadër të sulmuesit Fatmir Prengaj.
Pas një sezoni të zhvilluar me KF Tiranën, lojtari kthehet sërish për të veshur fanellën tonë.

Mirë se u riktheve në shtëpi!


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL