ZYRTARE/ Në gjyq për pagat me Tiranën, futbollisti largohet nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2026 | 23:53

ZYRTARE/ Në gjyq për pagat me Tiranën, futbollisti largohet nga bardheblutë

Mesfushori Kleandro Lleshi nuk është më pjesë e Tiranës.

tirana mile lleshi

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale teksa shkruan: “Faleminderit KF Tirana!”

Rikujtojmë që 26-vjeçari i ka dërguar në gjyq bardheblutë, për pesë rroga të prapambetura. Kjo çështje është aktualisht te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së, pasi përfaqësuesi i Lleshit lajmëroi fillimisht klubin. Mesa duket kontrata mes palëve është prishur për shkak të detyrimeve të prapambetura.

Aktualisht Tirana pozicionohet në vendin e parafundit me 27 pikë, dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse nuk arrin të fitojë ndeshjet e mbetura në Abissnet Superiore.

PANORAMASPORT.AL

PRAPASKENAT/ Çudi te Tirana, futbollisti i dërgon në gjyq dhe kërkon prishjen e kontratës me bardheblutë