Postuar: Qershor 21, 2025 | 14:46
ZYRTARE/ Menjëherë pas largimit nga Vllaznia, klubi i Superiores e prezanton si afrimin e parë
Vora ka prezantuar Serjan Repajn si përforcimin e parë në merkaton e verës. Mbrojtësi 24-vjeçar sot u largua zyrtarisht nga Vllaznia dhe menjëherë u prezantua te klubi tjetër i Superiores.

Njoftimi i Vorës:
“Zyrtare! Serjan Repaj është përforcimi i parë i Vorës. Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Serjan Repaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Repaj është aktivizuar me ekipe si Apolonia dhe Vllaznia. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Serjan Repaj dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”.
PANORAMASPORT.AL













