ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, ish-sulmuesi i Dinamos prezantohet te… HJK Helsinki

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2025 | 21:40

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, ish-sulmuesi i Dinamos prezantohet te… HJK Helsinki

Ish-sulmuesi i Dinamos, Ardit Tahiri, do të vijojë karrierën te skuadra e HJK Helsinkit në Finlandë.  

tahiri

22-vjeçari i bashkohet klubin finlandez në formë huazimi njëvjeçar nga Llapi, me mundësi blerje verën e ardhshme. 

HJK Helsinki e ka prezantuar Ardit Tahirin me një video kreative – që përfshinte një skenë të famshme nga filmi “Pulp Fiction”. 

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka veshur fanellën e Dinamos në 8 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol, pa mundur të lerë shumë gjurmë. Tahiri qëndroi te Dinamo vetëm gjysëm sezoni, në vitin 2024, teksa më pas iu bashkua Llapit, ku spikati, duke përfunduar në radarët e HJK Helsinkit.  

PANORAMASPORT.AL