ZYRTARE/ Largim i papritur pas arritjes së objektivit, Bylis ndërpret bashkëpunimin me lojtarin që u afrua në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2025 | 12:50

ZYRTARE/ Largim i papritur pas arritjes së objektivit, Bylis ndërpret bashkëpunimin me lojtarin që u afrua në janar

Bylis ka ndërprerë bashkëpunimin me Darko Ilieskin. Klubi ballshiot ka njoftuar zyrtarisht vendimin e marrë për mbrojtësin, që u afrua në merkaton e dimrit.

bandicam 2025-05-11 12-47-32-548

“FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Darko Ilieski. FK Bylis e falënderon Ilieskin, për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, në skuadrën e parë, por njëkohësisht i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot në rrjetet sociale.

Ilieski luajti 13 takime në kampionat, ndërsa shënoi edhe një gol. Bylisi ndërkohë siguroi mbijetesën në Superiore.

bandicam 2025-05-11 12-47-41-221

PANORAMASPORT.AL