ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani bën transferimin më të çuditshëm në historinë e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2025 | 23:16

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani bën transferimin më të çuditshëm në historinë e Superiores

Herolind Shala është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar afrimin e mesfushorit përmes rrjeteve sociale, pasi “Panorama Sport” kishte paralajmëruar këtë lëvizje.

Screenshot 2025-04-15 181549

Një transferim i çuditshëm nga të kuqtë, që vjen dy ndeshje para fundit të kampionatit shqiptar. Shala ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Afrimi i 33-vjeçari vjen si lojtar i lirë, ndërsa ishte pa ekip nga janari. Shala do të provojë për herë të parë një eksperiencë në Shqipëri, pasi më parë ka luajtur në Novergji, Danimarkë, Turqi dhe Çeki.

Njoftimi i Partizanit: 

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start”.

PANORAMASPORT.AL