ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, nga Tirana largohet protagonisti që luajti si kapiten në ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 18:11

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, nga Tirana largohet protagonisti që luajti si kapiten në ndeshjen e fundit

Anxhelo Tafas e ka mbyllur me Tiranën. “Panorama Sport” kishte raportuar ekskluzivisht largimin e portierit nga bardheblutë, ndërsa edhe vetë 25-vjeçari e konfirmoi sot.

tafas

Tafas ishte protagonist deri më 7 shkurt, madje duke luajtur si titullar dhe në çdo ndeshje deri në atë moment. Sfida e fundit ku u aktivizua ishte ndaj Dinamos dhe mbajti shiritin e kapitenit.

“Faleminderit KF Tirana! Mirënjohës ndaj stafit, bashkëlojtarëve dhe gjithë tifozërisë. Suksese gjithmonë”, shkruan Tafas që konfirmon largimin.

Tirana ka si portier titullar Visar Bekajn. Ky i fundit ishte nga rikthimet e bujshme të merkatos së dimrit.

PANORAMASPORT.AL