ZYRTARE/ Jashtë planeve të trajnerit Kërnaja, sulmuesi mbyll aventurën e shkurtër me Partizanin
Sulmuesi Xhudah Garsia ka njoftuar largimin nga Partizani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 25-vjeçari përmes një postimi në “InstaStory”.
Ai e ka marrë këtë vendim për shkak se nuk ishte në planet e trajnerit Oltijon Kërnaja, i cili në 7 ndeshjet e fundit nuk ishte as në stol. Ndeshja e fundit që ai mori minuta te “demat” ishte në sfidën kundër Vorës më 4 nëntor.
NJOFTIMI I PLOTË
Një kapitull i shkurtër po vjen në fund.
Mirënjohës për kohën time te FK Partizani – tifozët, stafin dhe bashkëlojtarët që u bënë familje gjatë rrugës 🤝
Respekt dhe falënderime për ish-trajnerin Gega, ish-drejtorin teknik Sokol dhe ish-drejtorin sportiv Arbër për mundësinë dhe besimin. 🙏
Shqipëria më dha një përvojë të parë të paharrueshme dhe jam mirënjohës për të. I uroj ekipit vetëm suksese për pjesën e mbetur të sezonit. ❤️🤍
PANORAMASPORT.AL













