ZYRTARE/ Goditja e dytë në merkato, Dinamo prezanton bomberin 23-vjeçar
Dinamo është futur fuqishëm në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar edhe afrimin e dytë. Bëhet fjalë për sulmuesin Florenc Farrukun, që edicionin e shkuar spikati me Burrelin në Kategorinë e Parë, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë.

Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 23-vjeçar është afrimi i dytë zyrtar i Dinamos pas mbrojtësi Ysni Ismaili.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Mirë se vjen Florenc Farruku!
Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i Dinamo City. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonin e fundit si golashënues me fanellën e Burrelit. Ai është afrimi i dytë zyrtar i Dinamo City, pas Ysni Ismailit.
PANORAMASPORT.AL













