ZYRTARE/ Gati t’i bashkohet Ilir Dajës, sulmuesi që vlerësohet 400 mijë euro pranë prezantimit te Dinamo
Hekuran Berisha e ka mbyllur zyrtarisht me Dukagjinin në Kosovë. “Panorama Sport” raportoi më parë se sulmuesi i talentuar është pranë firmës me Dinamon, ndërsa 19-vjeçari njoftoi sot largimin nga Dukagjini.

Berisha konsiderohet si ndër talentet më premtues dhe është pjesë e Kosovës U-21. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 400 mijë euro.
Në sezonin e kaluar spikati duke shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa numëroi 37 paraqitje me Dukagjinin. Po ashtu asistoi edhe katër gola të tjerë.
Dukagjini ia doli të sigurojë mbijetesën falë edhe golave të Berishës. Tashmë pritet të vendoset nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.
Njoftimi i Hekuran Berishës:
“Po e shenojë këtë mesazh me plot emocione për klubin KF Dukagjini! Faleminderit shumë për mbështetjen familjen time, klubit dhe qytetit tim të zemrës dhe stafit, nga Presidenti, Fabian Veseli , Korab Desku e deri te kryetrajneri Ismet Munishi, që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës time deri ku jam sot, ku kam kaluar gjitha gjeneratat e grumpshave, ku jam rritë si futbollist, si person me karakter dhe me një grup shumë mbështetës.
Shtëpia ime e dytë, po largohem për një hap tjetër në karrierën time, por klubit Dukagjini që jam rritur aty, i urojë sukseset e shumta gjatë jetës dhe rrugës. Do e keni gjithë jetën mbështetjen time”.
PANORAMASPORT.AL













