ZYRTARE/ Gasperini te Roma, Atalanta nuk humbet kohë dhe i përgjigjet menjëherë. Ja kush do ta drejtojë Gjimshitin për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 23:30

ZYRTARE/ Gasperini te Roma, Atalanta nuk humbet kohë dhe i përgjigjet menjëherë. Ja kush do ta drejtojë Gjimshitin për sezonin e ri

Ivan Juriç është trajneri i ri i Atalantës. Pas njoftimit zyrtar të Gasperinit drejtuar Romës pak minuta më parë, bergamaskët “përgjigjen” menjëherë duke njoftuar punësimin e trajnerit kroat.In Profile: Ivan Jurić | Southampton FC Official Site

Trajneri, i cili sezonin e kaluar drejtoi Romën dhe Sauthemptonin, ka nënshkruar një kontratë që skadon në vitin 2027. Marrëveshja përfundimtare dhe definitive me Juriç u arrit mbrëmë për 2 milionë euro neto në sezon. Ky është shënimi nga klubi i Bergamos.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 1 korriku, roli i menaxherit teknik të Ekipit të Parë do t’i besohet Ivan Juriç, një trajner 49-vjeçar i lindur në Split, i cili ka 371 stola profesionale në llogarinë e tij, 249 prej të cilave në Serie A.”

Data dhe vendi i prezantimit zyrtar të trajnerit të ri të Atalantës do të njoftohen në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL