ZYRTARE/ E prezanton presidenti Demi, ish-drejtori i Tiranës merr në dorë merkaton e Partizanit
Agim Ibraimi është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Partizanit. Klubi i kuq e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rikujtojmë që Ibraimi u largua në fundin e sezonit të kaluar nga Tirana pas një viti ku kishte ai në dorë drejtimin e bardhebluve duke ndërtuar skuadrën kryeqytetase. Tashmë ai vjen te klubi tjetër kryeqytetas, te rivalët e përjetshëm të bardhebluve.
Njoftimi i plotë
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🆕️ 𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐈𝐁𝐑𝐀𝐈𝐌𝐈 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐕
FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.
#MirësevjennëfamiljenekuqeAgimIbraimi🔴
PANORAMASPORT.AL













