ZYRTARE/ E papritur! Egnatia përforcon mesfushën para fundit të kampionatit, prezantohet futbollisti nga Nigeria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2026 | 18:00

ZYRTARE/ E papritur! Egnatia përforcon mesfushën para fundit të kampionatit, prezantohet futbollisti nga Nigeria

Benjamin Akindoyo është zyrtarisht lojtar i Egnatias. 22-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 me kampionët e Shqipërisë.

Screenshot 2026-04-15 175324

Akindoyo ishte së fundmi pjesë e Olukismet në kategorinë e dytë nigeriane. Për të ndërkohë mungon informacioni se sa ndeshje ka zhvilluar.

Tashmë kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit. Për këtë, ky afrim duket më tepër duke menduar për Europën.

Për shkak se transferimi nga një klub te tjetri është zyrtarizuar në këtë periudhë të kampionatit, gjasat janë që Akindoyo të mos ketë të drejtën për të luajtur. Kujtojmë se sfida e radhës për kampionët është në shtëpi ndaj Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL