ZYRTARE/ E mbylli dje me Tiranën, Bledi Shkëmbi nuk humbet kohë dhe prezantohet te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2025 | 23:23

ZYRTARE/ E mbylli dje me Tiranën, Bledi Shkëmbi nuk humbet kohë dhe prezantohet te klubi i ri

Tashmë është zyrtare, Bledi Shkëmbi është trajner i Strugës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.shkembiKorçari ka udhëtoi dje drejt Strugës ku finalizoi marrëveshjen, ndërsa sot u prezantua para mediave. Ndihmës i Shkëmbit do të jetë Sabien Lilaj, teksa pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar. Ai është pasues i Ilço Gjorgjioskit, që u largua pas përfundimit të sezonit.

POSTIMI I PLOTË

📝 Pas një eksperience të gjatë si futbollistë i spikatur, e më pas edhe si trajner, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë.
👥Të gjithë te klubi i Struga Trim Lum, Shkëmbit dhe stafit të tij, i’u urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët! ⚪️🔴

PANORAMASPORT.AL