ZYRTARE/ E kërkonin pretendentët në Superiore, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 zgjedh vendin e milionave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2026 | 18:48

ZYRTARE/ E kërkonin pretendentët në Superiore, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 zgjedh vendin e milionave

Shefit Shefiti është zyrtarizuar te Hata Klub. Sulmuesi i lindur në Tetovë u bashkua dje me ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Screenshot 2026-02-08 182253

27-vjeçari bëri mjaft mirë këtë sezon me Arsimin në Maqedoninë e Veriut. Shefiti u largua me kujtimin e 11 golave dhe dy asistimeve, ndërsa pati 12 paraqitje në total.

Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore, edhe pse disa herë është shfaqur pranë sfidës. Vllaznia e tentoi disa vite më parë, por po ashtu edhe Partizani ku madje u tregua se ishte arritur akordi.

PANORAMASPORT.AL