ZYRTARE/ Do bëhet futbollisti më i vlefshëm i Superiores, Partizani gjen organizatorin e ri
Klubi i Partizanit, ashtu si# kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, ka siguruar më në fund firmën e Rouan Hjuman. Mesfushori organizator, i cili është grumbulluar edhe nga përfaqësuesja e Afrikës së Jugut, ka nënshkruar me të kuqtë deri në vitin 2027, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër sezon.

Hjuman do të bëhet pas largimit të Baton Zabërgjës, lojtari më i vlefshëm i Superiores, pasi vlera e tij aktuale sipas “Transfermarkt” është 850 mijë euro. Ai pritet të plotësojë tashmë një rol që kishte mbetur bosh te Partizani që me largimin e Arinaldo Rrapajt.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Roëan Human. Mesfushori 24-vjeçar njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut ka nënshkruar me të kuqtë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe në Izrael me Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.
Human pritet të sjellë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës.
PANORAMASPORT.AL













