Postuar: Janar 11, 2026 | 13:00
ZYRTARE/ Asnjë minutë për të në sezonin e titullit, ish-mbrojtësi Partizanit u bashkohet katër futbollistëve shqiptarë
Steven Havales është një prej emrave, që në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Partizanit dhe pse nuk mori asnjë minutë. Kontributi i mbrojtësit ishte në ekipin U-21, ndërsa më pas vendosi të largohej nga Shqipëria.

Së fundmi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Levadiakos dhe të transferohet te PAS Xhanina. Klubi grek e prezantoi dje, dhe do të kontribuojë në pjesën e mbetur të sezonit të Superligës 2.
22-vjeçari që aktivizohet në qendër të mbrojtjes u bashkohet lojtarëve si Anxhelo Sina, Ermis Selimaj, Renild Kasemi dhe Emiljano Bullari.
Klubi grek nuk ka bërë mirë deri tani. Me vetëm 9 pikë në 15 ndeshje, mban vendin e parafundit në Grupin e Veriut.

PANORAMASPORT.AL













