Postuar: Janar 5, 2026 | 19:01
ZYRTARE/ Askush më i vlerësuar se ai në Superiore, Tirana prezanton transferimin e bujshëm
Fredi Alvarez është zyrtarisht lojtar i Tiranës, siç “Panorama Sport” kishte raportuar se do të ndodhë. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 700 mijë euro, kështu automatikisht bëhet lojtari më i vlerësuar i Superiores bashkë me Sherif Kallakun.

Alvarez u afrua te Tirana bashkë me Johan Kortez. Të dy janë nga Kosta Rika dhe për herë të fundit ishin pjesë e Liberias në vendin e tyre.
Bardheblutë e afrojnë Alvarezin si një element që do bëjë diferencën në Superiore. 30-vjeçari luan si mesfushor me tipare sulmuese.
Lojtar i vit është shpallur për dy sezone radhazi në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht në 2021/22 dhe 2022/23, kur ishte pjesë e Shkupit.
PANORAMASPORT.AL













