Zhgënjimet dhe të spikaturit, bilanci i sezonit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 21:57

Zhgënjimet dhe të spikaturit, bilanci i sezonit të Partizanit

Partizani e mbylli gjysmën e parë të se zonit në vendin e gjashtë. Një pozicion i cili nuk ishte menduar, ndërsa mund të ishte edhe më keq pasi për një moment u provua vendi i parafundit. Të kuqtë ndërkohë janë sprovuar nga dëmtimet e shumta, por një statistikë bie në sy duke dalluar Partizanin ndaj çdo klubi tjetër.

partizani

Vetëm të kuqtë regjistrojnë 31 lojtarë, që janë përdorur që nga fillimi i sezonit. Një shifër mjaft e lartë, ndërsa duhet thënë se për disa afrime të verës kanë munguar hapësirat. Po ashtu nuk mungojnë as emrat që janë kthyer në shtyllë për ekipin, ecuria e të cilit mbetet larg pritshmërive.

GARSIA- Njëjtë si Martinez, Garsia u afrua në qershor te Partizani. Ndryshimi qëndron te fakti se nuk vuan nga ndonjë dëmtimi. Fakt është se në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, Kërnaja nuk e ka përfshirë në listë. 25-vjeçari anësor numëronte 11 paraqitje më përpara ku ndërkohë i mungonte goli.

DA SILVA- Partizani e riktheu Da Silvën me kujtimet e lojtarit, që bënte golashënuesin në titullin e fundit kampion. Braziliani, njësoj si Garsia, nuk llogaritet prej disa ndeshjesh nga Kërnaja. Më konkretisht janë dhjetë javët e fundit ku nuk është parë as në stol. Minutat më parë ishin të pakta, për këtë nuk do të jetë çudi nëse palët ndajnë rrugët.

MARTINEZ– Partizani e afroi Karlos Martinez, si një ndër transferimet e para. Pritshmëritë te mbrojtësi i djathtë nga Kosta Rika ishin të larta. Sezonin e nisi duke luajtur si titullar. Më pas erdhi edhe thyerja e dorës, që e mbajti për disa muaj jashtë fushës së blertë. Rikthimi i tij erdhi në sfidën e fundit me Dinamon ku qëndroi i gatshëm në stol. Për shkak të dëmtimit të Markut, gjasat janë që llogaritë të bëhen sërish me të. Pa harruar edhe Kolën.

NONDI- Mesfushori nga Kenia u dëmtua që në fillim, pasi ishte prezantuar te Partizani. 26-vjeçari akoma nuk ka debutuar me të kuqtë, duke u bërë një nga rastet e rrallla. Pritshmëritë prej Amos Nondit ishin të mëdha, por potenciali në fushën e blertë nuk u pa asnjëherë. Tashmë shpresat mbeten që kur të rikthehet, të ketë impaktin e tij.

TË SPIKATURIT- Partizani me afrimet e merkatos së fundit ka ndërtuar një bosht të rëndësishëm për skuadrën. Bëhet fjalë për Rouen Hjumen, Arafat Doumbian, Vusal Isgandarlin, Rrok Tomën dhe Albion Markun. Këtu nuk janë përmendur elementë nga akademia, apo ato të ekipit B si Marjus Kola. I vetmi që akoma nuk duket se po gjen formën më të mirë, por po ashtu po merr minuta si zëvendësues është Xhuliano Skuka.

EKIPI B- Partizani u mbështet tek ekipi i dytë, për të dalë nga një moment krize që kaloi deri në tetor. Futbollistë si Diego Kontreras dhe Marjus Kola dhanë impakt sapo u aktivizuan. Së fundmi është edhe Kazim Ogunleje, që po bën mjaft mirë.

Trajneri Oltijon Kërnaja është nga zbulimit, që erdhi brenda familjes dhe pikërisht në Kategorinë e Dytë. Vetëm dy humbjet e fundit me Egnatian dhe Dinamon janë parë si zhgënjim i madh. Pikërisht në momentin ku Partizani duhet të tregonte forcën ndaj ekipeve të “Final Four”, nuk ia doli të ishte i barabartë.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL