Zhduken 350 mijë euro, lojtari i Partizanit nuk është më ai me kartonin më të kushtueshëm në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2026 | 22:55

Zhduken 350 mijë euro, lojtari i Partizanit nuk është më ai me kartonin më të kushtueshëm në Superiore

Afrimi i Roman Hjumën nga Partizani u cilësua si një goditje shumë e rëndësishme e klubit kryeqytetas, që kishte afruar një futbollist cilësor duke llogaritur se mesfushori nga Afrika e Jugut shihej si një lojtar me potencial.

hjumen

Edhe vlerësimi 850 mijë euro i kartonit të mesfushorit në “Transfermarkt” la të mendohej se të kuqtë kishin gjetur një futbollist që do të bënte diferencën në Superiore duke i ndihmuar të hidhnin hapin cilësor. Ai u bë menjëherë lojtari me vlerën më të lartë në kampionatin shqiptar. Por eksperienca e Hjumën deri tani ka qenë me luhatje, duke kombinuar ndeshje të mira, me të tjera jo në lartësinë e duhur, ashtu si vetë skuadra kryeqyetetase.

Pikërisht këto paraqitje me Partizanin kanë bërë që në fundin e vitit, vlera e Hjumën të ndryshojë në mënyrë drastike në portalin e “Transfermarkt”. Vlera 850 mijë euro e regjistruar që në majin 2025, në fundin e vitit është kthyer në 500 mijë euro, me një zhvlerësim drastik për nivele të tilla, duke treguar se 24-vjeçari nuk po shfaqet ende në nivelin që pretendohej prej tij.

PANORAMASPORT.AL