Vllaznia zbret sot në fushë për miqësoren e radhës, pret në Shkodër pas dy vitesh skuadrën e…
Vllaznia nuk do ndalet me miqësoret as këtë javë, ku para nisjes së Superiores, shkodranët kërkojnë të jenë në formën sa më të mirë sportive dhe fizike.

Kështu kundërshtari i radhës në këtë verë sipas asaj çfarë bëhet e ditur është Kukësi. Me verilindorët që do kthehen të luajnë një ndeshje në Shkodër pas thuajse 2 vitesh, ku të martën në orën 18:00 do luajnë në “Loro Boriçi” ndaj kuqebluve të drejtuar nga Martini.
Një test miqësor ku kësaj radhe ndryshe nga dueli me Laçin të shtunën e kaluar, pritet që në formacionin e Vllaznisë të luajnë disa nga titullarët e skuadrës. Në këtë mënyrë ky pritet të jetë edhe dueli i fundit miqësor i verës për 9 herë kampionët e vendit tonë. Duke mos përjashtuar edhe ndonjë miqësore ditën e shtunë, ku në program ka qenë një duel ndaj Burrelit, por ende i pa zyrtarizuar nga ana e klubit shkodran.
Kështu Vllaznia pas ndeshjes me Kukësin, mendimet do jenë shumë më serioze për Vllazninë. Që do nisë përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale ndaj Egnatias, që do mbahet në kuadër të javës së parë të edicionit 2025-26 dhe do ngrejë siparin e sezonit të ri për shkodranët, pikërisht në “Loro Boriçi” dhe para tifozëve të tyre.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













