Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve përballë Dinamos, klubi organizon transport falas për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2025 | 16:38

Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve përballë Dinamos, klubi organizon transport falas për “Final Four”

Vllaznia do të përballet me Dinamon, më 4 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ndeshja vlen për gjysmëfinalen e “Final Four” dhe nis në orën 20:00.

vllaznia

Klubi i Vllaznisë pritet të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët kuqeblu. Për këtë ka vendosur t’u vijë në ndihmë tifozëve që nisen nga Shkodra.

Transporti do të jetë falas për të gjithë ata që vendosin të jenë në Tiranë për këtë sfidë. Detajet e nisjes me autobusë do të jepen në një tjetër njoftim.

Shkodranët kanë 24 vite pa e fituar titullin kampion. Përballë tyre vendoset Dinamo, kundërshtar i cili i ka statistikat e këtij sezoni në krah me ndeshjet direkte.

Vllaznia ia doli që në fund ta mbyllë si vend i dytë, për këtë ndaj dinamovitëve do të ketë avantazh. Skuadra e Brdariç mund të kalojë në finalen e madhe edhe me barazim.

PANORAMASPORT.AL