Vllaznia e afroi për të ndihmuar Balajn, sulmuesi që luan me kombëtaren e Obamejang befason me klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 12:29

Vllaznia e afroi për të ndihmuar Balajn, sulmuesi që luan me kombëtaren e Obamejang befason me klubin e ri

Esang Matuiti ka befasuar me klubin e ri. Sulmuesi, që u largua nga Vllaznia në janar, po luan me Al-Najmën.

Screenshot 2025-03-24 122836

Një zgjedhje surprizë nga 21-vjeçari, i cili pas Shqipërisë po provon për herë të parë një eksperiencë në Bahrein. Dhe pse u afrua me bujë për të ndihmuar Balajn në qendrën e sulmit, dëmtimet e penalizuan te Vllaznia.

Matuiti luajti edhe për përfaqësuesen e Gabonit në përgjatë vitit të kaluar. Pjesë e Gabonit është edhe lojtari i njohur, Obamejang, i cili me pjesën tjetër të skuadrës mposhtën dje Kenian për kualifikueset e Botërorit 2026.

Screenshot 2025-03-24 122824

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL