Virc nuk e fsheh te Liverpuli: Ky lojtar është idhulli im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 14:01

Virc nuk e fsheh te Liverpuli: Ky lojtar është idhulli im

Florian Virc, mesfushori i talentuar gjerman ka zbuluar se futbollisti që e ka frymëzuar më shumë gjatë karrierës së tij është legjenda argjentinase Lionel Mesi.

virc

Në një prononcim, gjermani theksoi se për brezin e tij, Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. “Idhulli im i futbollit ka qenë Messi. Për brezin tonë, ai është lojtari më i mirë. Gjithmonë”, u shpreh talenti gjerman.

Fjalët e gjermanit Virc vijnë, në një moment kur shumë lojtarë të rinj evropianë e shohin Mesin ende si model për stilin e lojës, kreativitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fushën e gjelbërt.

PANORAMASPORT.AL